Vrasja në Dhërmi, detaje për arrestimin, gjendet dhe makina me të cilin u transportua trupi
Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë për shtyp në lidhje me ngjarjen e rëndë në Dhërmi, ku Gerald Shehu ekzekutoi shokun e tij Eraldo Novruzit dhe më pas i fshehu trupin.
Mësohet se falë bashkëpunimit me policinë greke është bërë i mundur arrestimi i Shehut në zonën e Korfuzit, i cili po shkonte drejt aeroportit për të udhëtuar në drejtim të Anglisë.
Po ashtu në lagjen nr.4 të Sarandës është gjetur dhe automjeti tip “Audi”, i dyshuar i përdorur nga autori në këtë ngjarje.
Grupi hetimor vijon punën intensivisht, në koordinim me Prokurorinë, për gjetjen e trupit të Eraldo Novruzit dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes./A2CNN