Nga 30 ditë paraburgim për të dyshuarit për spiunazh

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar 30 ditë paraburgim dy të dyshuarve për spiunazh.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.

Në anën tjetër para se të merrej ky vendim, para Gjykatës Themelore në Prishtinë Besnik Berisha, avokat i të dyshuarit Bedri Shabani, ka folur para gazetarëve.

Berisha ka thënë se në seancën e sotme, Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë për këtë rast.