Një i burgosur sulmohet në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz
Në Burgun e Sigurisë së Lartë një i burgosur është sulmuar fizikisht nga një i burgosur tjetër.
Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi ka deklaruar për Telegrafin se pas përleshjes situate është vënë nën kontrollë.
“I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit korrektues, të cilët kanë marr të gjitha masat e nevojshme dhe kanë vënë situatën nën kontrolle”, deklaroi Gashi.
Lidhur me rastin është inicuar procedurë disiplinore dhe është themeluar komision i veçantë për të hetuar se si ka ardhur deri te sulmi fizik.
Gashi shton tutje se për rastin në fjalë janë njoftuar organet përgjegjëse.