Policia e Kosovës arreston dy persona të kërkuar nga Polonia dhe Turqia
Njësiti FAST-ILECU e Policisë së Kosovës, në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona me urdhër –arrest ndërkombëtar, ku njëri ishte i kërkuar nga Polonia dhe tjetri nga Turqia, transmeton Zeri.info.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Njësiti FAST-ILECU, në vazhdën e realizimit të detyrave dhe angazhimeve policore në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, në dy ditët e fundit, ka kryer dy arrestime në bazë të letër-rreshtimeve ndërkombëtare.
Rasti i parë: Më 04.06.2024, si rezultat i një bashkëpunimi të mirë në mes të Njësisë FAST dhe partnereve ndërkombëtar, është arrestuar shtetasi polak, i kërkuar në bazë të letër- rreshtimit ndërkombëtar (Red-Notice-Interpol), të lëshuar nga autoritet e Polonisë.
Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore-Prishtinë, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje.
Rasti i dytë: Më 06.06.2024, është arrestuar personi i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar, lëshuar nga autoritet e Turqisë.
Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore-Prishtinë, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.
Në të dyja rastet do të vazhdojnë procedurat e parapara për rastet kur realizohen arrestime me urdhër-arrest ndërkombëtar.