Gjykata mban seancë të mbyllur për dy të dyshuarit për spiunazh

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë po mban seancë të mbyllur, ku po shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila ka kërkuar paraburgim për dy personat e dyshuar për spiunazh, raporton rtk.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar paraburgim për dy personat e dyshuar për spiunazh.

“Prokuroria Speciale njofton se kundër të pandehurve: B.Sh. dhe M.Q. sot i ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit, Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Kërkesën për caktimin e paraburgimit kjo prokurori e ka paraqitur, pasi ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtët kanë kryer veprën penale: ‘Spiunazhi’, nga Neni 124, par. 3 të KPRK-së, ndërkaq i pandehuri M.Q. ka kryer edhe veprën tjetër penale: ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, nga neni 366, par. 1 të KPRK-së, si dhe ekziston dyshimi se të pandehurit kishin për t’i kryer veprat penale për të cilat dyshohen”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.