Tensione në Speciale, gjyqtari ia ndërpret fjalën dëshmitarit, e kërcënon ta nxjerrë jashtë me sigurim
Një moment tensioni ka shpërthyer sot gjatë seancës në Gjykatën Speciale, me ç’rast përfundoi dëshminë e tij, gazetari Nuhi Bytyçi.
Derisa ky i fundit përsëriti kërkesën e tij që pjesë të librit të tij të mos përdoren si prova të cilat do të mundë të ndikonin në aktgjykim, ashpër i reagoi kryegjyqtari, Charles Smith.
Ai ia ndërpreu fjalën Bytyçit, duke i kërkuar disa herë edhe të ndalonte e të dalë nga salla, në të kundërtën e kërcënoi se do ta nxirrte jashtë me trupa të sigurimit.