Albin Kurti kafenë e mëngjesit e pi me stafin e Kryeministrisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot e ka kaluar mëngjesin me stafin civil të Kryeministrisë në tarracën e këtij objekti.
Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me këtë rast i ka falënderuar për punën që janë duke e bërë.
“Një kafe e mëngjesit me stafin civil të Kryeministrisë, për një ditë të mirë e si falënderim për punën e mbarë”, shkroi Kurti. /Zëri