Foli me Radoiçiqin, Konjufca: Nuk dyshoj në Kusari-Lilën për tradhti kombëtare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar telefonatën që shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me kryeterroristin Millan Radoiçiq, duke thënë se po publikohen me sekuenca qysh po i konvenon dikujt.

 

Pas mbledhjes së Kryesisë, Konjufca tha se Radojiçiqi ka pësuar humbjen me të madhe në Kosovë, viteve të fundit.

“Sa i përket Mimozës, personalisht ju them se së kam asnjë dyshim për tradhti kombëtare apo çfarëdo emër tjetër. Tash po publikohet në sekuenca qysh po i konvenon dikujt, ju e dini që zoti Radojiçiq e ka përjetuar humbjen më të madhe në Kosovë, këto dy vitet e fundit, ai ka humb gjithçka për shkak të vendosmërisë së Qeverisë mi shpartallu pronat milionëshe, tash ai po don me vazhdu këtë betejë në këtë mënyrë me zbeh intervenimin e Qeverisë në atë pjesë”, tha Konjufca.