Dyshja babë e bir krijojnë dronin më të shpejtë në botë
Një dyshe babë e bir nga Afrika e Jugut kanë krijuar dronin më të shpejtë në botë, me një shpejtësi maksimale prej 479 km/h.
Luke Bell dhe babai i tij Mike e quajtën dronin Peregreen 2, ka njoftuar Guiness.
Bëhet e ditur se droni funksionin me bateri dhe kontrollohet nga distanca, përcjell Telegrafi.
Për të shënuar rekord botëror, ata e fluturuan pajisjen në dy drejtime të kundërta.
Ndryshe, Mike Bell është edhe arkitekti i stadiumit Mbombela, ku u mbajt FIFA World Cup në vitin 2010.
Ndërsa djali tij është krijues i përmbajtjeve në Sony.