Opozita pritet të mbajë protestë në Tiranë, rreth 400 policë rrethojnë Kuvendin

Rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së thirrur sot nga opozita para Parlamentit.

Organizatorët e kësaj proteste, e cila pritet të nisë në orën 10:00, kanë kërkuar pesë orë leje, e cila është miratuar nga policia.

Në perimetrin e Parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar lëvizjet e protestuesve.

Gjithashtu, në rast incidentesh në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.