Nagavci s’e di mbiemrin e nobelistit turk, i thotë “Pambuku”
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, duket se nuk e di mbiemrin e saktë të shkrimtarit nobelist, me të cilin u takua edhe Kurti gjatë se hënës, Orhan Pamuk.
Gjatë pjesëmarrjes në Panairin e Librit që ka filluar dje në Prishtinë, Nagavci e tha gabim emrin e shkrimtarit të njohur.
Në vend të mbiemrit Pamuk, ajo tha Orhan Pambuk.
“Po diskutojmë edhe për tekstet e Orhan Pambukut”, tha Nagavci.
E para e dikasterit të arsimit në Kosovë ka vizituar dje Panairin e Librit, ku theks të veçantë u ka vendosur librave nga shkrimtari i vlerësuar ditë më parë nga Albin Kurti.