Mot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të Troposferës.

Temperaturat minimale sipas IHMK-së do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.