Korenica: Biseda e Kusari – Lilës me Radoiçiqin e papranueshme, s’duhej të ndodhte
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korencia, ka thënë se biseda e shefes së Grupit Paralamnetar të Mimoza Kusari-Lila me Milan Radoiçiqin nuk do të duhej të ndodhte.
Ai ka thënë se një gjë e tillë është e papranueshme.
Korenica në emisionin “InfoNata”, në Tëvë 1, ka thënë se pavarësisht se Radoiçiq në atë kohë ka qenë nënkryetar i Listës Serbe, dhe Kusarit në raste të caktuara detyrohet të flas edhe me grupet tjera, është dashtë të ketë një vendim që të mos ketë komunikim më të pas shpalljes së Radoiçiqit në listën e zezë në ShBA.
“Një komunikim i tillë tash edhe me gjuhën e tij është i papranueshëm, ky është konstatimi imë si deputet dhe për atë se si unë e konsideroj si problematik dhe një komunikim i tillë nuk ishte dashtë të ndodhë. Nuk mundemi me mohu faktin se ai ka pas pozitën e nënkryetarit të Listës Serbe dhe në rrethana të caktuar ti detyrohesh që si përfaqësuese e një grupi parlamentar me komunikuar edhe me grupe tjera për çështje të caktuara. Por duke e ditë që ai është në listës e zezë të ShBA-së do duhej të merreshin vendime të menjëhershme të mos komunikohej më të”, ka thënë Korenica.
I pyetur nëse duhet të merren masa ndaj shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, ai ka thënë se kjo i takon Kurtit si kryeministër por edhe kryetar i LVV-së.
Ai thotë se e respekton Kusari-Lilën në pozitën që ka, por thotë se më të kanë mospajtime të mëdha politike dhe ideologjike dhe në këtë mënyrë ajo nuk e përfaqëson atë.