De Bruyne shënon në ndeshjen e tij të 100-të me Belgjikën

Kevin De Bruyne bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjen e tij të 100-të ndërkombëtare teksa Belgjika mposhti Malin e Zi në një miqësore përgatitore për “Euro 2024”.

Në Bruksel nuk kishte asnjë surprizë pasi gjigantët evropianë filluan të dominojnë proceset që në fishkëllimën e parë. Treshja e tyre sulmuese e Yanick Carrasco, De Bruyne dhe Lois Openda hapën mbrojtjen e Malit të Zi sipas dëshirës dhe vazhduan të gjuanin njëra pas tjetrës drejt objektivit.

Belgjika arriti të triumfoi me rezultat komod 2-0 me golat e De Bruynes dhe Trossardit.

Kësisoj, De Bruyne arrin të realizoi në ndeshjen e tij të 100-të ndërkombëtare për Belgjikën.

De Bruyne ka qenë i përfshirë në 76 gola në 100 paraqitje për Belgjikën, duke përfshirë 27 gola të tijat. Ai shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar kundër Serbisë në një fitore 3-0 në vitin 2012. /Zëri