Motta zyrtarizohet te Juventusi javën tjetër
Thiago Motta do të zyrtarizohet si trajner i Juventusit javën tjetër, ka njoftuar gazetari Fabrizio Romano.
“Nuk ka telashe, nuk ka ndryshime. Është kryer gjithçka, dhe kontrata deri më qershor 2027 do të finalizohet javën e ardhshme”, ka shkruar Romano në X.
“Motta tashmë po planifikon për lëvizjet e Juventusit, [Michele] Di Gregorio dhe [Teun] Koopmeiners”.