“Nuk mund të bëj gabime me Asociacionin”, Kurti: Drafti i Lajçakut të çohet në Komisionin e Venecias
Kryeminsitri Albin Kurti, teksa bëri një rezyme të historisë së propozimeve për Asociacionin, tha se ai nuk mund të gabojë me këtë çështje.
Ai risolli në mendje marrëveshjen e vitit 2013 mes Thaçit dhe Daçiqit për të cilin Serbia insiston se duhet të zbatohet, por që vetë e ka shkelur me të dyja këmbët.
“Asociacioni është i shprehur në dy marrëveshje në mesin e 39 marrëveshjeve që kanë bërë pararendësit e mi me Beogradin. Atje janë marrëveshjet, nuk e mohoj ekzistencën e tyre. Por marrëveshja e vitit 2013 e nënshkruar mes Thaçit dhe Daçiç, i ka 15 pika, 6 prej tyre janë për Zajednicën. Marrëveshjen më të dashur që ka Serbia kërkon 6 nga 15 pika që ta respektojë dhe ta zbatojmë ne. 60% që e ka shkelur, nuk do që ta zbatojë. Në 2022 Beogradi dha urdhër në veri për zyrtarët që të tërhiqen nga sistemi i Kosovës. Nuk mund të kërkosh nga unë të zbatoj 40% e marrëveshjes kur vetë ke shkelur 60%”, u shpreh Kurti.
Më tej, Kurti foli dhe për draftin e propozuar nga i dërguar Lajçak për Asociacionin, për të cilin tha se duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias.
“Unë kam shprehur ofertën time, e cila duhet të pranohet fillimisht në parim. Unë nuk mund të sjellë frymën dhe germën pa u pranuar ofertën. Ata edhe më tutje insistojnë që duhet të kemi një normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, nëse e heqin nga ekuacioni, atëherë merremi vetëm me ndërkombëtarët”.
“Dokumentin e tyre, Lajçak dhe komisionerët e tjerë europianë ta çojnë draftin e tyre në Komisionin e Venecias. Dokumentin tim do e çoj në Kushtetuese”, u shpreh Kurti
Sipas tij, nëse Vuçiq është pajtuar me marrëveshjen bazike, Kurti do ta pranonte me patjetër.
“Por nëse hiqet Asociacioni, e shkatërrohet paketa, ashtu nuk pranoj”.
“Ne jemi në të drejtën tonë. Presioni duhet të ishte në Beograd”, deklaroi Kurti në A2CNN, duke shtuar se drafti që i është dhënë është “non paper”.