27-vjeçarja nga Kosova gjendet pa jetë në banesën e saj në Zvicër

Një vajzë e re nga Deçani është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Zvicër.

Vitesa Kukalaj vdiq në moshën 27-vjeçare.

Policia dhe Prokuroria në shtetin helvetik po e hetojnë rastin si vdekje të dyshimtë.

Lajmin për vdekjen e 27-vjeçares e kanë dhënë familjarët e saj në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, shokët e dashamirët se më e dashura jonë Vitesa (Amir) Kukalaj në moshën 27-vjeçare papritmas ndërroi jetë. Varrimi bëhet nesër, më datë 06.06.2024 ( e enjte), në orën 14:00, në varrezat e fshatit Voksh. E pamja vazhdon dy ditë pas varrimit në fshatin Voksh. Vitesa iku në moshë të re, duke na lënë përjetë të pikëlluar. Do të kujtojmë gjithmonë me mall e dashuri!”, thuhet në njoftimin e familjes.