Zyrtare: FC Suhareka përforcohen me Lorik Boshnjakun
FC Suhareka ka njoftuar se është përforcuar me Lorik Boshnjakun.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi para pak minutave, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, transmeton “Zëri”.
Boshnjaku do të jetë pjesë e Suharekës për tri vjet.
Boshnjaku iu bashkua skuadrës nga Suhareka pas një eksperience në Shqipëri tek skuadra Vllaznia. /Zëri
Postimi i plotë nga klubi:
LORIK BOSHNJAKU nënshkruan me klubin tonë
Ju prezantojmë transferimin e ri dhe të parin për këtë merkato mesfushorin Lorik Boshnjaku i cili bashkohet me klubin tonë me kontratë 3-vjeçare. Pas një eksperience në Shqipëri tek Vllaznia Boshnjaku rikthehet në futbollin Kosovar ku më parë ishte pjesë e Prishtinë për vite të tëra.
Prezantimi i futbollistit është bërë në ambientet e BSR Group në pronësinë e aksionarit tonë të klubit z.Shaqir Rrahmanaj gjithashtu në prezantim të futbollistit ishte i pranishëm presidenti i klubit tonë z.Rrustem Aliaj, z.Jetmir Bytyqi dhe drejtori menagjerial z.Bajram Sherifi që udhëtuan drejt Zvicrrës për të nënshkruar kontratën.
Ditëve në vijim do bëhet prezantimi në fanellat e FC SUHAREKA.
Vetëm fillimi, asgjë ska përfunduar…