Rryma e mbyt një 43-vjeçar në Prizren

Një 43-vjeçar ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymën në fshatin Reçan, komuna e Prizrenit.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi rajonal i Policisë, Vesel Gashi.

Ai tha se viktima i identifikuar si G.G., lindur në vitin 1981, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

“Një qytetar iu ka afruar për t’i dhënë ndihmë mjekësore. Ai e ka transportuar deri në Urgjencën e Suharekës, ku edhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen,” shpjegoi Gashi.

Hetimet fillestare kanë nisur dhe rasti po trajtohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”.

Prokurori në vendin e ngjarjes ka kryer hetimet e nevojshme.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.