Zvicra fiton thellë në miqësoren e parë
Zvicra ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen miqësore ndaj Estonisë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Swissporarena” përfundoi me rezultat të thellë 4-0.
Golashënuesit ishin Zuber (20’), Amdouni (47’), Elvedi (63’) dhe lojtari me prejardhje shqiptare Xherdan Shaqiri realizoi nga penalltia (70’).
Zvicra do ta zhvillojë edhe një tjetër miqësore të shtunën ndaj Austrisë, përpa se t’ia nis aventurës së kampionatit evropian “Euro 2024”. /Zëri