Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” ku një veturë ka goditur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, transmeton Zeri.info.
“Rreth orës 17:20 kemi pranuar informatën se në rrugën ” Ilir Konushevci ” në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një persona (këmbësor)”
“I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor ndërkaq me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Zëri