Man City e informon Barçën për çmimin e Cancelos

Manchester City ka informuar Barcelonën për çmimin e Joao Cancelos pasi objektivi i Arsenalit dhe Chelseat merr një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.

Sipas “Sport”, City do të kërkojë 40 milionë euro për Cancelon këtë verë. 

Megjithatë, duke pasur parasysh vështirësitë financiare të Barcelonës, ata nuk do të jenë në gjendje të përballojnë këtë çmim të kërkuar. 

Pavarësisht kësaj, negociatat po përparojnë gradualisht, falë përpjekjeve të agjentit Jorge Mendes.

Siç qëndrojnë gjërat, ka dy opsione: një transferim i drejtpërdrejtë këtë verë ose një marrëveshje me një opsion për të blerë në 2025. 

Ndërsa Cancelo mbetet i vendosur për të vazhduar karrierën e tij në Barcelonë, Mendes po përpiqet të gjejë një marrëveshje që do t’i përshtatet të dy klubeve.

Paraqitjet e Cancelos në klubin katalanas nuk kanë kaluar pa u vënë re. Ai ka dëshmuar të jetë një nga mbrojtësit kryesorë të botës, duke tërhequr vëmendjen e klubeve si Arsenalit, Bayern Munichut, Chelseat, madje edhe ekipet e Arabisë Saudite. 

City, fillimisht i prirur për ta shitur atë te ofertuesi më i lartë, tani përballet me një pengesë për shkak të refuzimit të palëkundur të Cancelos për të luajtur për ndonjë klub tjetër përveç Barcelonës. /Zëri