Para ndeshjes kundër Norvegjisë, Foda: Do të jetë shumë e vështirë, por do të provojmë të dalim sa më mirë

Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka folur para ndeshjes së nesërme miqësore kundër Norvegjisë.

Foda u shpreh se do të jetë shumë e vështirë, por që do të provojnë të dalim sa më mirë.

“Kemi pasur disa gjëra të mira të cilat mund t’i marrim me vete nga ndeshjet kundër Armenisë dhe Hungarisë. Fatkeqësisht në këtë grumbullim na mungojnë disa lojtarë si Muslija dhe Rashica. Kemi shfrytëzuar sa më shumë këtë kohë në grumbullimin në Prishtinë që futbollistët të kuptojnë mënyrën se si duam të luajmë. Duam të provojmë të tregojmë atë që kemi treguar edhe në ndeshjet e fundit, presing të lartë dhe ta fitojmë topin sa më lartë në fushë. Do të jetë shumë e vështirë por do të provojmë që në fazën defanzive por edhe në fazën ofanzive të dalim sa më mirë kundër një ekipi shumë cilësor. Normalisht që ne duam të fitojmë ndeshjen e nesërme, por për mua është shumë e rëndësishme si do të luajmë dhe mënyra si do të zbatojnë futbollistët atë që ju kemi transmetuar në stërvitje”, është shprehur Foda. 

Ndeshja do të zhvillohet nesër (e mërkurë), në orën 19:00, në Norvegji. /Zëri