Haradinaj: Po të vjen fundi Albin!
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, se ka partneritet me terroristin Milan Radoiçiq.
Haradinaj tutje ka pyetur Kurtin se “Pse vite pas lirimit tënd nga burgu, me 17 janar 2004, në Dollc të Klinës, u gjete i mbuluar me batanije, në makinë me agjentë serb Gollub e Boban Donqiq?” derisa ka thënë se po i vjen fundi Albinit, transmeton Zeri.info.
Shkrimi i plotë i Haradinajt:
Po të bjen maska Albin!
Dil e trego pse kërkove partneritet me Radojqiqin kur e ke ditur se ai ka qenë i ndjekur nga organet e rendit dhe i arratisur nga Kosova që prej nëntorit 2018, e në Listën e Zezë të Amerikës prej dhjetorit 2021?
Po ashtu, ende nuk je përgjigjur në një pyetje shumë të vjetër. Pse vite pas lirimit tënd nga burgu, me 17 janar 2004, në Dollc të Klinës, u gjete i mbuluar me batanije, në makinë me agjentë serb Gollub e Boban Donqiq?
Përgjigju Albin. Nuk mund të gënjesh më e as të fshihesh pas patriotizmit që asnjëherë nuk e ke pasur. Po të vjen fundi Albin!