Largim i rëndësishëm nga FSHF-ja
Andi Vreçani nuk është më pjesë e Departamentit të Komunikimit në Federatën e Futbollit të Shqipërisë.
Pas pesë viteve të suksesshme në krye të këtij departamenti, Vreçani ka vendosur të largohet.
Ai ka publikuar një shkrim në rrjetet sociale ku ka falënderuar të gjithë bashkëpuntorët për bashkëpunimin.
Postimi i plotë nga Andi Vreçani (pa ndërhyrje):
Hyra si djalë i ri plot pasion për futbollin dhe largohem si një burrë i përmbushur nga eksperiencat e jashtëzakonshme që përjetova në 5 vite e gjysmë në drejtimin e Departamentit të Komunikimit në Federatën e Futbollit.
Keto 5 vite ishin të mbushura me arritje historike për futbollin shqiptar dhe ndihem shumë mirë që kam dhënë një kontribut timin në këto gur-themeli që janë vendosur.
Duhet të falenderoj shumë përzemërisht të gjithë kolegët me të cilët kam ndarë emocione, sakrifica dhe shumë gëzime e suksese. Një falenderim i veçantë shkon për mjeshtrin Edi Reja, Sylvio Mendes Campos Junior, Dorival Junior, Pablo Zabaleta dhe Armand Dukën.
Kur largohesh nga pasionet e mëdha është disi e vështirë, por jam i buzëqeshur se kam shumë momente magjike për të kujtuar.