Hezbollah: Ne jemi gati për luftë

Sheikh Naim Qassem, zëvendës-shefi i grupit libanez, thotë se Hezbollahu kishte vendosur të mos zgjeronte fushën e operacioneve të tij, por është gati ta bëjë këtë nëse detyrohet, raporton Aljzeera.

Në komentet e bëra për Al Jazeera, Qassem tha se “është gati për betejë dhe nuk do të lejojë Izraelin të sigurojë ndonjë fitore”.

“Çdo zgjerim izraelit i luftës në Liban do të përballet me shkatërrim, shkatërrim dhe zhvendosje në Izrael”.

“Nëse Izraeli dëshiron të bëjë një luftë gjithëpërfshirëse, ne jemi gati për të”, shtoi ai./klankosova