Rama: Funksionalizimi i kamerave të sigurisë do të rritë sigurinë e përgjithshme në kryeqytet
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama thotë se funksionalizimi i kamerave të sigurisë në kryeqytet do të ndikojë në rritjen e sigurisë së përgjithshme.
Rama gjithashtu pohon se do të respektohet maksimalisht privatësia e qytetarëve.
“Koordinim i ngushtë me Policinë e Kosovës për funksionalizimin e kamerave të sigurisë në kryeqytet. Ky projekt do të rritë sigurinë e përgjithshme në Prishtinë, duke respektuar maksimalisht privatësinë e qytetarëve tanë”, ka theksuar Rama.