Kurti për bisedën Kusari – Radoiçiq: S’e kam dëgjuar, është situatë e montuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot nga gazetarët është pyetur rreth publikimit të incizimeve ku shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari- Lila, me ndërmjetësim të Sllavko Simiqit, dëgjohet duke folur me terroristin Millan Radoiçiq.

“Unë vetë nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dinë se kush ka bashkëpunuar me Radoiçiqin dhe e kanë shumë të qarte pse Radojiçiq ka ikë tash e dikur ishte në Kryeministri”, u shpreh Kurti.

 

Ai shtoi se zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, e “ka dhënë përgjigjen e saktë”.

“Ajo është një pjesë e montuar dhe Radoiçiqi këtë muaj i bënë 9 muaj që ndodhet i lirë në Serbi”, u shpreh Kurti.

 

Ai tha se kjo sitat është dramatizuar, përderisa shtoi se Kusari-Lila s’është pjesë e LVV-së, raporton Zeri.info.

Kurti u pyet nëse do të merren masa ndaj Kusarit.

“Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda prej një bisede që nuk e di se si e ku është marrë e si u pre e nga kush u organizua, por, edhe njëherë unë jam kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Mimoza Kusari-Lila nuk është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje; edhe po të ishte anëtare për këso gjëra ka komision disiplinor, sepse VV-ja s’e ka kryetarin diktator që merr ashtu vendime”, tha ai. /Zëri