Qeveria fton punëdhënësit dhe punëkërkuesit në veri të regjistrohen për të aplikuar për masën e punësimit
Qeveria e Kosovës fton të gjithë punëdhënësit dhe punëkërkuesit në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit të regjistrohen në Zyret e Punësimit në komunat e tyre për të aplikuar për masën e punësimit për qytetarët e këtyre katër komunave.
Siç thuhet në njoftim, masa ofron mundësinë e subvencionimit të 70% të pagës së punëtorëve të angazhuar për një periudhë prej gjashtë muajsh.
Detaje mbi aplikimin mund te gjeni duke klikuar mbi video.