Hennessey: Të gjithë kanë të drejtë të jetojnë pa frikë, edhe anëtarët e LGBTI+ në Kosovë

Në kuadër të Javës së Krenarisë, është mbajtur konferenca me moton “Rrugëtimi drejt gjithëpërfshirjes”, në të cilën u bë prezantimi mbi Planin Kombëtar të Veprimit për Komunitetin LGBTI+.

Prezantimi i këtij plani u fokusua në zbatimin praktik të Planit të Veprimit të mëparshëm për të eksploruar zgjidhje dhe për të siguruar zbatimin efektiv të Planit të ri.

Mary Ann Hennessey, Drejtoreshë e Zyrës së Këshillit të Evropës, tha se ky projekt sjell autoritet dhe praktika në politikëbërje.

“Ky projekt sjell autoriteti dhe praktikat në politikëbërje me rregullat tjera dhe mendoj se ka të bëjë me KiE-në që duhet të përfshijë të gjitha rregullat”, tha ajo.

Hennessey shtoi se të gjithë kanë të drejtë të jetojnë pa frikë, paragjykime e pa dhunë, e ndër ta janë edhe komuniteti LGBTI+.

“Të gjithë kanë të drejtë të jetojnë pa frikë, edhe anëtarët e LGBTI+ në Kosovë. Kjo kategori ka telashe paragjykime, mirëpo edhe dhunë. është puna jonë t’i mbrojmë të drejtat e tyre. Përfshirja ka për qëllim të shpjegojë se si duhet të jemi pjesë e familjes evropiane. Ne e dimë, se për shkak të një karakteristikë të një personi duhet të luftojmë shumë dhe të garantojmë që këto rregulla dhe ligje që garantojnë identitet njerëzor të implementohen”, theksoi ajo.

Ndërkohë, Jean Lamy nga Ambasada e Francës në Kosovë, tha se është e nevojshme një ngritje e vetëdijes sa i përket komunitetit LGBTI+, duke shtuar se është e rëndësishme të luftohet diskriminimi i këtyre grupeve.

“Shoqëria e përgjithshme dhe pastaj ngritja e vetëdijes ka të bëjë me kompanitë LGBTI dhe rrjetet. Franca ka legjislacion që dënon diskriminimin, një ofendim dhe një shkelje mund të dënohet me tri vite burg dhe 5 mijë euro mjete financiare. 75 mijë euro ka shkuar dënimi, legjislacioni i rregullt është i rëndësishëm, të kemi shembuj ligjor të mirë”, tha Lamy. /eo