Gjashtë ditë në koma, avokati Sokol Mëngjesi dërgohet për mjekim në Athinë

Pasi qëndroi për gjashtë ditë në koma, avokati Sokol Mëngjesi është dërguar për ndihmë të specializuar në Athinë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Euronews Albania.

Mëngjesin e djeshëm, 3 qershor, avokatit të Sali Berishës i është bërë një skaner ku është parë se ka një ulje të ënjtjes në tru.

Po sot është ulur edhe doza e qetësuesve dhe ndodhet në një gjendje më stabile, çka mundëson edhe dërgimin e tij në Athinë.