Familjari i dy viktimave nga aksidenti në Dragash është jashtë rrezikut për jetë

Dy persona (nënë e bijë), kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Dragash-Zhur, tek vendi i quajtur “Laku i keq”.

E po ashtu dy vozitësit e automjeteve, kanë pësuar lëndime trupore.

Kryetari i komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini, e ka vizituar sonte në spital Vloran Krasniqi, i cili është familjar i dy viktimave.

Me këtë rast Xheladini tha se Krasniqi është jashtë rrezikut për jetë.

“Gjendja e tij shëndetësore ishte stabile”, u tha mes tjerash. /klankosova