Falën 15 hektarë pronë publike për ndërtim, PDK-ja i reagon Përparim Ramës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besianë Musmurati përmes postimit të saj në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se kuvendi komunal i Prishtinës votoi Planin Rregullues të lagjes Kalabria.

Plani parashih që 15 hektarë të pronës publike te Stacioni i Autobusëve në Kalabri të shfrytëzohen për ndërtim privat.

Ky plan u votua nga Përparim Rama në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, ku sipas Musmuratit po përsëritet skenari i Badocit.

"Deri në këtë orë të vonë, në zyre të Përparim Ramës u negociua koeficienti i ndërtimit për pronën publike. Jo për shërbime publike, jo për qytetarë por për kompani të ndërtimit. Ajo çka ndodhi në Badoc, u përsërit sonte në Kalabri" tha Musmurati.