Shqipëria i nis mbarë miqësoret, fiton me rezultat bindës ndaj Lihtenshtajnit
Shqipëria i ka nisur mbarë miqësoret, pasi ka shënuar fitore bindëse ndaj Lihtenshtajnit.
Ndeshja e zhvilluar në Hungari, përfundoi me rezultat 3-0.
Golashënuesit ishin Armando Broja (31’), Jasir Asani (47’) dhe Ernest Muçi (67’).
Kujtojmë se, Shqipëria do ta zhvillojë edhe një miqësore tjetër dhe e fundit përpara se t’ia nis aventurës së kampionatit evropian “Euro 2024”, e cili fillon më 14 qershor. /Zëri