Zhegrovës i rritet vlera, bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës

Performancat në fushën e lojës, po i japin frytet e saj edhe jashtë saj.

Edon Zhegrova ka pasur një rritje konstante në formën e tij, gjersa kjo ka bërë që edhe vlera e tij në treg të shënojë rritje.

Zhegrova tregoi paraqitje të mira në sezonin që lamë pas, dhe kështu, vlera e tij është rritur prapë.

Kësaj here, sulmuesi kosovar ka arritur një vlerë rekord, në krahasim me lojtarët tjerë kosovar.

Zhegrova vlerësohet me 25 milionë euro, duke kaluar Amir Rrahmanin e Vedat Muriqin, që po ashtu janë paraqitur mjaftë mirë sezonin e sapo përfunduar.

Forma që 25-vjeçari e shfaqi në të gjitha kompeticionet me Lillen, ka ndikuar që të shfaqet interesim i madh për të edhe nga klubet tjera të mëdha evropiane.

Edoni këtë edicion arriti numër dyshifror të golave e të asisteve me fanellën e Lille.

Sulmuesi anësor shënoi 12 gola e dhuroi 10 asistime, në 47 paraqitje në të gjitha garat.

Zhegrova është aktualisht i grumbulluar me kombëtaren e Kosovës, ku të mërkurën mundet përsëri të lë shenja në fushën e lojës. /Express/