Kush fitoi e kush humbi në Luginë?

Zgjedhjet lokale në komunë të Preshevës, i ka fituar Ardita Sinani, ndërsa në atë të Bujanocit, Aleternativa për Ndryshim, kanditat i së cilës ishte Arbër Pajaziti.

Kështu tha gazetarja Ardita Behluli, në një lidhje direkte.

“Në këto zgjedhje dalja ishte e ulët, 30 për qind e popullatës e kanë kryer këtë verdikt. Në zgjedhjet lokale në komunë të Preshevës, shumicë të votave ka marrë Ardita Sinani, e nominuar për kryetare komune, në kuadër të Partisë për Veprim Demokratik, njëkohësisht edhe këshilltare e kryeministrit Albin Kurti”, tha ajo.

“Ndërsa si parti e dytë është radhitur Partia Demokratike Shqiptare, e Ragbi Mustafës – një ish-kryetar komune në tre mandate e që deri në ditën e zgjedhjeve ka ushtruar detyrën e kryetarit të organit të përkohshëm”, shtoi Behluli.

“Ndërsa Alternativa për Ndryshim, që ka qenë partia e parë me vota në komunë të Preshevës e që ka qeverisur në komunën e Preshevës me Shqiprim Arifin, tani më e kryetarit të ri Visar Mehmeti, ka pësuar një ulje drastike të votave, nëse bëjmë një analizë brenda 3 vitesh ka humbur 60 për qind të elektoratit”.

“Fitues në Preshevë është Ardita Sinani, ndërsa në komunën e Bujanocit Alternativa për Ndryshim ka marrë një shumicë votash, dhe është radhitur si partia e parë e kryesuar nga Arbër Pajaziti, i nominuar për kryetar komune”.

“Ndërsa partia e dytë në komunë të Bujanocit është lëvizja e progresit demokratik, e Shqipërim Muslit”. /klankosova