Ylli i Tottenhamit viktimë e grabitësve, e pëson edhe me gaz lotsjellës
Mesfushori i Tottenham Hotspur, Yves Bissouma ka qenë cak i një grabitje para një hoteli me 5 yje në qytetin Kanë të Francës fundjavën që lamë pas.
Dy hajdutët madje i kishin hedhur gaz lotsjellës, para se t’ia grabisnin një orë dore me vlerë prej 260 mijë funte.
Sipas “The Sun”, Bissouma ishte duke hyrë në hotelin me pesë yje “Majestic Barriere”, kur ndodhi incidenti.
“The Sun” po ashtu raporton se rasti kishte ndodhur saktësisht në orën 4 pasmesnate, ditën e diel, me mesfushorin që tentoi t’i ikte hajdutëve, por dyert e hotelit ishin mbyllur.
Grabitësit i kishin kapur prej dore orën e tij, para se të largoheshin nga skena e krimit me veturë.
“The Sun” shton se Bissouma dhe gruaja e tij ishin të shokuar, kështu morën rrugën për në Angli, edhe pse kishin edhe disa ditë të tjera në Francë.