Amerikania qe 3 vjet në Kosovë: Për çdo vendim duhet miratimi nga burri, as s’mund t’u buzëqesh meshkujve

Amerikania qe 3 vjet në Kosovë: Për çdo vendim duhet miratimi nga burri, as s’mund t’iu buzëqesh meshkujve

Një grua ka treguar se është zhvendosur nga SHBA-ja në Kosovë për shkak të kulturës tradicionale. Në një shkrim për mediumin amerikan Business Insider, ajo thotë se frizerja e saj e kishte thirrur burrin e saj për të marrë miratimin e tij për t’ia prerë flokët.

Ajo ka treguar se si në një sallon flokësh të shoqes së saj, ajo s’mundi të vendoste vetë për t’i prerë flokët.

“Ishte pranverë dhe doja të bëja diçka spontane, ndaj i kërkova të më priste flokët e gjata. Dukej si një vendim i lehtë. Në fund të fundit janë flokët e mi. Por kisha harruar se nuk isha më në Amerikë”.

“Unë isha shpërngulur në Kosovë, ku çdo vendim duhej të miratohej nga bashkëshorti im”, shkruan ajo.

Ajo thotë se si vend, Kosova nuk duket shumë ndryshe nga vendet ku është rritur në SHBA, por thotë se u transferua në vendlindjen rurale së burrit të saj ku “jeta dhe rregullat janë të ndryshme”.

“Edhe pse u përpoqa të bindja parukieren/miken time se burrit tim nuk do t’i interesonte nëse i prisja flokët, ajo insistoi ta thërriste për leje. Ai e dha atë, natyrisht. Burrit tim nuk i intereson se çfarë bëj me flokët e mi për sa kohë që i mbaj jashtë ushqimit të tij. Por ka pasur rregulla të tjera të pazakonta që ai më ka kërkuar t’i ndjek që kur u transferova këtu, të cilat janë të ndryshme nga mënyra se si jetonim në Amerikë”, thotë ajo.

Ndryshimi i madh, tregon kjo grua, ka qenë kur burri i ka kërkuar që të mos ecte e pashoqëruar.

“Burri im ishte i shqetësuar se nëse do të shihesha duke ecur vetë, njerëzit do të mendonin se po ikja fshehurazi për ta tradhtuar”, shkruan ajo.

Këtë, ajo e pranoi. Thotë se fillimisht s’e konsideronte problem, por kishte dëgjuar muhabete për një grua tjetër.

Ajo thotë se është mësuar t’i ndjek disa zakone si, të mos iu buzëqesh apo të mos jetë miqësor me meshkujt.

“Një grua pritet të jetë shumë besnike ndaj burrit të saj dhe buzëqeshja ose përshëndetja me një burrë tjetër (veçanërisht një të huaj) mund të shihet si pabesi. Unë jam nga Midwest i sipërm super-miqësor, kështu që kjo ka qenë e vështirë. Ndihem ende arrogante kur nuk buzëqesh dhe nuk ia bëj me kokë një zotërie më të vjetër. Por e kuptoj që është një mënyrë për të treguar respekt jo vetëm për burrin tim”, thtë ajo.

Ajo megjithatë sheh diçka pozitive në këtë.

“Megjithëse zakonet mund të duken të rrepta, ato kanë kuptim për jetën këtu. Kultura punon për të ndërtuar një shoqëri të fortë. Kosova ka shkallë të ulët të divorceve. Ia kujtoj gjithashtu vetes se nuk kam ardhur këtu për t’i bërë njerëzit të ndryshojnë”, thotë ajo.

Mosrespektimi i rregullave të shoqërisë në Kosovë, kjo grua thotë se “mund të çojë në disa pasoja të ashpra”.

“Unë njoh një grua me një djalë që ka qenë shpesh në telashe me ligjin. Kur u transferuam këtu, im shoq nuk më linte të shkoja në shtëpinë e saj për kafe kur ishim të ftuar, sepse mund të isha gjykuar negativisht edhe pse e vizitoja. Edhe sot e kësaj dite më vjen keq që nuk shkova, por besoj se burri im e kupton kulturën e tij më mirë se unë”, thotë ajo.

Në përgjithësi, ajo thotë se i pëlqen jeta e saj e re.

“Përshtatja nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, por pas tre vjetësh, jam rritur ta pranoj dhe ndihem rehat në këtë kulturë”.