Erdogani i kërkoi Kurtit “progres të prekshëm” në dialog, ia përmendi edhe Palestinën

Nga takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, zyra e kryeministrit Albin Kurti njoftoi vetëm për ‘drekë pune’, ‘diskutim rreth raporteve bilaterale’, ‘bashkëpunimin ekonomik. Si njoftuan mediat dhe institucionet turke për takimin Kurti-Erdogan?

“Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan diskutoi për forcimin e marrëdhënieve bilaterale më kryeministrin Kosovar, Albin Kurti, në kompleksin presidencial të Ankarasë.

Marrëdhëniet bilaterale, sulmet e Izraelit në territoret palestineze dhe çështje të tjera rajonale dhe globale, u diskutuan në këtë takim sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë.

Duke pohuar se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në çdo fushë, Erdogan ka thënë se ‘Ankaraja pret që Prishtina të ndërmarrë hapa kundër terrorizmit. Duke mirëpritur uljen e tenisoneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai potencoi rëndësinë e përparimit të prekshëm në këtë çështje’, thotë kjo zyrë.

Lideri turk tha se ‘presioni ndërkombëtar ndaj Izraelit duhet të rritet, në mënyrë që të përfundojnë edhe aksionet ushtarake izraelite kundër Gazës dhe se një zgjidhje me dy shtete Palestinë –Izrael, duhet të përkrahet’”, shkruan në njoftimin e 31 majit, Anadoly Agency, transmeton Nacionale.

Për të njëjtin takim, Zyra e Kryeministrit Albin Kurti, ka njoftuar si më poshtë, por duke mos e përmendur fare çështjen e ‘luftimit të terrozmit’, Palestinën dhe Izraelin e as dialogun.

‘Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit sot në Ankara, në Kompleksin Presidencial, nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për një takim bilateral dhe drekë punë.

Diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, raportet ndërinstitucionale, zhvillimet rajonale dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar, si dhe ato të sigurisë e mbrojtjes.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë përgjatë gjithë etapave të ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe zhvillimit të tij, sikurse shprehu edhe falënderimin për përkrahjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për votën e deputetëve turq në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill të këtij viti dhe qëndrimin e Qeverisë së Turqisë në Komitetin e Ministrave të kësaj organizate”, njofton veç tjerash Zyra e Kurtit më 31 maj.

Më 31 maj, ishte edhe data kur kryeministri Kurti udhëtoi për në Turqi dhe prej kësaj dite, ka njoftuar për një seri aktivitetesh atje – tetë prej të cilave, mund t’i shihni në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës/Zyra e Kryeministrit.

Në Stamboll, siç njofton Qeveria, sot u zhvillua edhe Forumi i parë ekonomik mes Kosovës dhe Turqisë.

Para këitj forumi, kryeministri Albin Kurti, ka takuar edhe ministrin turk të Tregtisë, Omer Bolat.

“Në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ekonomike dhe tregtare dhe u trajtuan mundësitë dhe hapat e mundshëm përpara për thellimin e mëtejmë të tyre dhe rritjen e investimeve të dyanshme”, thotë Zyra e Kurtit.

Kurti në Turqi, e ka gjysmën e kabinetit qeveritar me vete, përfshirë zëvendëskryeministrn Emilja Rehepi, Shefin e stafit Luan Dalipi, ministren Rozeta Hajdari, ministrin Faton Peci, zëvendësministrin Hysen Durmishi, zëvendësministren e Kulturës, Daulina Osmani, zëvendësministrin e Tregtisë, Mentor Arifaj, ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe zëvendësministrin e Ekonomisë, Getoar Mjeku.