Vdesin një grua dhe një fëmijë tre vjeç në një aksident në rrugën Dragash - Zhur

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në Dragash, ku si pasojë kanë vdekur dy persona.

Ka vdekur një grua e moshës 42-vjeçare dhe një fëmijë 3-vjeçar.

“Më datën 03.06.2024, rreth orës 10:50, është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Dragash - Zhur (Laku i Keq). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore, të cilat menjëherë kanë dalë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Bazuar në informacionet e para, në këtë aksident janë të përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtarëve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy person ka ndërruar jetë (një grua 42-vjeçare dhe një fëmijë 3-vjeçar ), vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent i Emergjencës së Spitalit Rajonale në Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e ka konstatuar Emergjenca e QKUK-së në Prishtinë, pasi personi për shkak të lëndimeve është dërguar në Prishtinë”.

Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident janë duke u kryer hetimet nga Njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarë të lartë nga Njësia e Trafikut Rajonal, prokurori i rastit dhe njësitet e tjera relevante.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë dërgohen në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë ndalohet për 48 në ndalim policor me urdhër të prokurorit të Shtetit. /Zëri