Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë

Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Gjithsej do të testohen 275 pjesëtarë të njësive të specializuara të Policisë së Kosovës.

“Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës. Testimet po kryhen në tërë Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së Elvir Azizi dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës, dr. Lindita Kajtazi, kanë parë nga afër punën që po bëhet nga stafi mjekësor për të kryer ekzaminimet e këtyre pjesëtarëve të Policisë”, bëhet e ditur në njoftim.

SHSKUK-ja më herët ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës për të ofruar kontrolle sistematike të policëve të Kosovës dhe po ashtu kontrolle për rekrutët e rinj të Policisë së Kosovës.