Kapet kosovari në Rinas, kërkohej nga autoritetet belge për vjedhje me dhunë
I akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje me dhunë, është ndaluar në aeroportin e Rinasit nga Policia e Shtetit, me qëllim ekstradimin në Belgjikë, 35-vjeçari nga Kosova.
Si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të RSH-së dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Gate”, gjatë të cilit shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas ndaluan në dalje kosovarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I dyshuari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet belge i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Belgjikë.