Publikohen pamjet e shembjes së ndërtesës pesëkatëshe në Stamboll, ku vdiq një person dhe tetë të tjerë u lënduan
Nga shembja e ndërtesës pesëkatëshe në Stamboll të Turqisë ka humbur jetën një person dhe tetë tjerë janë lënduar.
Ekipet e zjarrfikësve që kishin dalë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të pamundurën që të nxjerrin të mbijetuarit që kishin ngecur të ngujuar nën rrënoja në Kucukcekmece të Stambollit.
Guvernatori i Stambollit, Davut Gul, tha në vendin e ngjarjes së shtatë persona fillimisht janë raportuar si të lënduar dhe të ngujuar nën rrënoja, ku dy prej tyre kishin pësuar lëndime serioze.
ë Cameras captured the moment an apartment building collapsed in the Turkish city of #Istanbul, killing at least one person and injuring eight, authorities said. The building was reportedly built in 1988. Why it collapsed is still unknown. ë pic.twitter.com/ZXIYDteIyZ
— ë Debra Whyte ë (@debrawhyte) June 3, 2024
Por zjarrfikësit arritën disa orë më vonë të nxjerrin trupin e pajetë të një burri nga Turkmenistani, si dhe një tjetër që ishte lënduar, transmeton Telegrafi.
Mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi shembjen e ndërtesës së ndërtuar 36 vite më parë, por nuk ka shenja të ndonjë shpërthimi.
Dy katet e sipërme të ndërtesës janë përdorur si apartamente, që sipas ministrit të Urbanizmit, Mehmet Ozhaseki tha në X se është ndërtuar objekti pa plotësuar standardet.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin rrëqethës të shembjes së ndërtesës dhe veturave që kalonin pranë.
Madje aty shihen edhe kalimtarët e rastit që vrapojnë për t’i ikur më të keqes.
CCTV footage shows the moment a building collapses in the Kucukcekmece district of Istanbul, with rescue workers on the scene. One person is dead and at least eight others injured, according to the Turkish authorities, after a 3-storey building collapsed on Sunday morning. pic.twitter.com/bGqKOKSRES
— Wafa News Agency - English (@WAFANewsEnglish) June 2, 2024