Ministri turk: Një Kosovë stabile do të thotë një Ballkan stabil
Në Stamboll po mbahet Forumi Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
E në fjalën e tij ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat, tha se shpreson që marrëdhëniet bilaterale Kosovë – Turqi do të bëhen më të bereqetshme në kohët që po vijnë.
Po ashtu ai u shpreh se Turqia përkrah integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, ku ndër të tjera tha se një Kosovë stabile do të thotë një Ballkan stabil.
“Ne plotësisht përkrahim integritetin dhe sovranitetin e Kosovës dhe një Kosovë stabile do të thotë një Ballkan stabil”, tha ai.