Një person në Mitrovicë gjendet i shtrirë me lëndime në kokë, në spital konstatohet vdekja e tij

Një person në Mitrovicë është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë. Ai është dërguar në Spitalin e Mitrovicës, ku është konstatuar vdekja e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku e ka cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Vdekje e dyshimtë – Mitrovicë, 02.06.2024-19:38. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë. Viktima është dërguar në Spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Zëri