Vdes infermierja e Spitalit të Gjakovës

Nexhla Perolli, infermiere për 43 vite në Spitalin e Gjakovës, ka vdekur.

Njoftimin e kanë bërë vetë Spitali i Gjakovës “Isa Grezda” në Facebook.

Në njoftim është bërë e ditur se varrimi i së ndjerës bëhet në ora 13:00, teksa kanë shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit.

“Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e Infermieres sonë Nexhla Perolli. E ndjera punoj 43 vite si Infermierë në reparte të ndryshme në Spital. Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Perolli dhe të afërmve të saj”, thuhet në njoftim.

“Varrimi i së ndjerës bëhet sot në ora 13. Gjithmonë do ta kujtojmë kolegen tonë Nexhla Perolli!”.