Bugatti zbulon modelin e 500-të dhe të fundit Chiron
Ashtu si Veyron, edhe Chiron ka prodhuar shumë edicione speciale.
Megjithatë, gjithçka përfundon sot, sepse Bugatti sapo ka zbuluar versionin e fundit Chiron.
I quajtur L’Ultime, hipervetura e fundit është emërtuar sipas shoferit Louis Chiron dhe është montuar me dorë në Molsheim.
Ngjyra e modelit thuhet të jetë frymëzuar nga automjeti i ekspozuar në Motor Show në Gjenevë në vitin 2016.
Në fakt, imazhet e publikuara së fundmi tregojnë burimin e frymëzimit për veturën e 500-të të markës luksoze.
Bëhet e ditur se L’Ultime përmban një motor V-16 me katër turbo. /telegrafi