Pianistja Lule Elezi me koncert solistik në Pallatin Aristokrat Mbretëror në Poloni

Pianistja e njohur, Lule Elezi, ka mbajtur një koncert solistik në ambientet e hapura të Pallatit Aristokrat Mbretëror, Mala Wies Palace.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një njoftimi të shpërndarë me ndjekësit në Facebook.

Ajo ndihet e lumtur për performancën para një audience të madhe, ndërsa falënderoi kryetarin e Belsk Duzy të Polonisë, Wladyslaw Piatkowski.

Postimi i plotë i Elezit, pa ndërhyrje:

Të dashur miq,

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Belsk Duëy të Polonisë, z. Wladyslaw Piatkowski, isha e privilegjuar të mbajë koncert solistik në ambientet e hapura të Pallatit Aristokrat Mbretëror, Mala Wies Palace.

Para një audience të mrekullueshme kisha përjetime të rralla gjatë momenteve kur performoja në ë, ku gjatë gjithë performancës sime më shoqëronin edhe cicërrimat e zogjëve!

Falënderoj Kryetarin e Komunës z. Wladyslaw Piatkowski, Shkëlqesinë e Tij Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Poloni, z Drilon S. Gashi për përkrahjen e pakursyer, përfaqësuesit e Ambasadës së Shqipërisë në Poloni, si dhe dy shoqatat iniciatore të organizimit të koncertit, Poloni- Kosovë me kryetar Haxhi Dulla dhe Poloni- Shqipëri me kryetare Dorota Horodyska.

Faleminderit nga zemra dhe jam mirënjohëse për praninë e të gjithëve në këtë koncert mbresëlënës.