Ndikimi i liberalizimit, Eurokoha tregon për interesimin e kosovarëve për pushimet verore edhe në Evropë
Liberalizimi i vizave ka bërë që kosovarët të interesohen për pushime verore edhe në vendet tjera evropiane.
Edhe pse Shqipëria dhe Turqia mbesin dy destinacione të preferuara për kosovarët, ka interesim të shtuar edhe për Greqinë, ka thënë kështu përfaqësuesja e kompanisë Eurokoha, Dea Llalloshi në emisionin e mëngjësit në Radio Prishtina.
“Ka lëvizje sidomos pas liberalizimit të vizave në vende të Evropës por në sezonin e verës Shqipërinë, Turqinë dhe Greqinë, oferta faktikisht kanë filluar më herët prej muajit prill dhe kemi vazhdua me pas oferta me shumë drejt Turqisë dhe Greqisë”
“Kemi klientë të rregullt, ka persona që nuk e ndërrojnë, nuk ka persona qe kanë qenë te pakënaqur për shkak se ne mundohemi me ju ofrua diçka të përshtatshme”, ka thënë Llalloshi.
Ajo tha se lidhja e qytetarëve të Kosovës me Turqinë është edhe për shkak se që një kohë të gjatë kemi lëvizuar pa viza mes dy vendeve.
“Turqia ndoshta është vendi i parë kisha me than që nuk është dashtë me pas liberalizim të vizave dhe për ata janë familjarizua më shumë me të dhe është një vend që mundesh me pushu rehat i ki të gjitha të përfshimë ne çmim kështu që është më e lehtë”
“Çmimet janë pothuajse të njëjta përafërsisht ne mundohemi me ofrua çmime më ekonomike varësisht edhe prej klientit. Ne faktikisht startojmë me çmime më të lira deri në më të shtrenjta”, tha ajo.
Ajo tregoi se çmimet në Greqi janë pak më të larta sesa në Turqi, ndërsa interesim ka edhe për Kroacinë e Barcelonë.
“Po tash ne po e vërejmë se përveç Turqisë kemi kërkesa në të gjitha vendet evropiane dhe na ka bërë më të lehtë që me rekomandua në të gjitha vende atyre që kanë shkua më shumë në Turqi, këtë vit po i themi që ndrrojnë po kemi zgjidhje mjaftueshëm”
“Çdo herë, për shembull ne e kemi dit ku ka shkua viteve të kaluara, e dimë mandej se çka me i propozua në këtë vit, por nëse nuk duanë në Turqi e marrin edhe propozimin tonë”
Ajo tregoi pse pushuesit zgjedhin kompaninë Eurokoha për pushime dhe udhëtime.
“Sepse është kompani e madhe tash e sa vite në fushën e turizmit edhe veç se i ka klientët e rregullt , ofron fluturime direkte edhe indirekte prej Prishtinës, dhe nuk janë nda asnjëherë të pakënaqur dhe kjo është arsyeja kryesore, ne mundohemi me ofrua gjithmonë diçka më të përshtatshme”
“Përmes rrjeteve sociale mundeni me na kërkua në Facebook dhe Instagram dhe secila prej kolegeve është e hapur për të gjithë pasagjerët qe me i’u dërgu oferta për të gjitha vendet që kanë kërkesa”, tha Llalloshi. /Zëri