Dua Lipa kërkon ndaljen e gjenocidit në Gazë: Të digjen të gjallë fëmijët nuk arsyetohet
“E gjithë bota po mobilizohet për të ndaluar gjenocidin e Izraelit. Ju lutemi tregoni solidaritetin tuaj me Gazën”, kështu ka shkruar këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa në një postin në Instagramin e saj.
Dua u është bashkuar yjeve të tjerë të njohur në botë, të cilët po bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, sidomos pas sulmeve në Rafah, ku u raportuar se dhjetra persona, kryesisht gra dhe fëmijë, u dogjën për së gjalli pas sulmit, transmeton Zeri.info.
“Të digjen të gjallë fëmijët nuk mund të arsyetohet asnjëherë”, shkroi ylli i muzikës pop.
Që nga tetori i vitit të kaluar numri i viktimave në Gazë i është afruar 40-mijëshit. /Zëri